11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“Dy hije janë bërë bashkë që të marrin sa të munden”,Rama nga Kavaja për Berishën e Metën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me drejtuesin politik të qarkut të Tiranës Erion Veliaj kanë nisur fushatën e mbjelljes së pemëve në Kavajë, ku kanë prezantuar për një mandat të dytë Redjan Kralin.

Me sloganin, kurrë më mbrapa, Edi Rama iu kërkoi kavajasve mbështetjen, pasi sipas tij kundërshtarët sa herë që e kanë pasur në dorë qytetin e kanë shkatërruar atë.

Rama tha se kundërshtarët e tij nuk kanë asnjë shembull sesi kanë ditur të qeverisin dhe të drejtojnë një bashki, ndërsa iu kujtoi shqiptarëve ‘noc rrokun’.

Rama:

Dy hije janë bërë bashkë që të marrin sa të munden, me çfarë logjike mund të mendohet se vota për shtëpinë këtu, për ndriçimin, për pastrimin, për strehimin social, vota mund të shkojë pa asnjë llogjikë te dy hije që nuk e duan Kavajën për ta bërë më të bukur, se kur e kishin vetëm e degjeneruan.

Ose të dali njëri dhe të më thojë një bashki, dhe të më thojë që e ke gabim, se në vitin 1994 ne kemi pasur atë bashkinë e atje dhe shihe ca keni bërë… noc rrokun! Asnjë gjë! Shiheni Shkodrën se çfarë fatkeqësie, jo sot por në histori, shiheni se çfarë është Shkodra sot.

E kush e ka bërë Shkodën ashtu? Zoti jo, se e ka bërë të mrekullueshme, historia jo, Shkodrën e ka bërë ashtu vota për ata. Kush i jep votën atyre i pret vetes biletën për të ecur mbrapsht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...