Shqiptarët e m…”, këto kanë qenë fjalët e një gruaje italiane drejtuar një 25-vjeçari shqiptar që ka sjellë plagosjen me armë zjarri të këtij të fundit që për momentin i dihet vetëm mbiemri, Tahiri. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një klub nate në Genova, në via Pastorino, ku të dyja palët shkonin shpesh e njiheshin me njëri-tjetrin.
Por, mbrëmë pas disa gotave me alkool, gruaja ka ofenduar shqiptarin duke u treguar raciste ndaj tij. “Shqiptarët e m…”, ka thënë ajo, fjalë që kanë sjellë reagimin e të riut që ishte nën shoqërinë e një vajze. Por, mes tyre ka ndërhyrë një italian që mbrëmë shoqëronte gruan në fjalë. Fioravanti Menotti, 60 vjeç, nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi tre herë mbi shqiptarin.
25-vjeçarin e kapi vetëm një nga plumbat dhe aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa, autori i ngjarjes u shpall në kërkim, por pas më shumë se 12 orësh ndjekjeje, u arrestua në zonën via Polonio dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Pistoleta e përdorur për plagosjen, e kalibrit 9, u sekuestrua nga policia. Gjithashtu, në banesën e autorëve u gjetën dhe një armë tjetër e pushkë.
Të dy njihen si njerëz të qetë e pa precedentë penalë. Këtë thotë dhe vetë xhaxhai i shqiptarit Antonio Tahiri.
“Djalë i qetë, i shkëlqyer, për dy fjalë goje janë kapur aty. Ata njiheshin me njëri-tjetrin, edhe unë e njoh italianin sepse punojnë me ne gjithë kohës. Ai është marinar. Sigurisht që njiheshin, por dy gota alkool ja kun a sjellin,”- tha Tahiri ndër të tjera.