Studiues dhe ekspertë britanike ishin javën e kaluar në Shqipëri, për të mbledhur fakte në lidhje me emigrimin e të rinjve shqiptare drejt Britanisë së Madhe. Një prej tyre ishte edhe Dr Krish Kandiah i Fondacionit Sanctuary, i cili paralajmëroi se “shumë të rinj do të bëjnë kalimin e rrezikshëm nëse nuk bëhet më shumë për të hapur rrugët ligjore dhe për të ulur varfërinë në vend”, raporton media britanike “The Mirror”.
Dr Kandiah tha se varfëria ishte një “faktor shtytës” i madh për largimin e të rinjve nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar. “Kur isha për herë të fundit në Shqipëri në vitet 1990, ishte zyrtarisht vendi më i varfër në Evropë me më shumë njerëz që udhëtonin me kuaj dhe karroca sesa makina. Megjithatë, ndërsa qytetet janë modernizuar shpejt, ka pjesë të vendit që janë lënë pas nga zhvillimi”, tha ai.
Një faktor tjetër, që sipas tij po i nxit të rinjtë të shkojnë ilegalisht në Britani është edhe “kërcënimi i qeverisë së Rishi Sunak, për të ndaluar varkat e vogla”. “Bandat përfitojnë nga kjo, duke ofruar marrëveshje speciale, duke sugjeruar se vdekja e Mbretëreshës ose dorëheqja e Boris Johnson ofron një mundësi një herë në jetë për një kalim më të sigurt”, tha ai.
Duke intervistuar një grup të rinjsh në Kamëz, një qytet pranë kryeqytetit Tiranë, Dr Kandiah zbuloi se të gjithë ata kishin një anëtar të ngushtë të familjes që kishte udhëtuar në Angli me një varkë të vogël, thuhet në shkrimin e “Mirror”. Ai tha: “Ata kishin shkuar për “para të shpejta” shumica kishin shkuar për të punuar në ekonominë gri – në lavazhe dhe ndërtim.”
Dr Kandiah i tha gazetës se bandat kriminale janë të aftë në mediat sociale, duke tunduar të rinjtë të bëjnë kalimin me premtimin e stileve të jetesës luksoze dhe makinave të shpejta. Një student, 22-vjeçari Ervin, tha se ëndrra e tij ishte të bëhej menaxher hoteli, ndërsa theksoi se nuk do të kalonte në mënyrë ilegale.
“Historia ka treguar se paratë e shpejta vijnë me shumë vështirësi”, tha i riu shqiptar, duke shtuar se “Jeta është e vështirë kudo dhe nuk jemi të vetmit që kemi ikur”. Dr Kandiah shprehet se shumë njerëz shkojnë në Shqipëri për të pushuar, ndërsa të rinjtë e këtij vendi largohen. Pse ndodh kjo, shtron pyetjen ai. Ai shprehet se misioni i tij faktmbledhës në Shqipëri zbuloi 3 faktorë kryesorë shtytës dhe 3 faktorë kryesorë tërheqës.
Faktorët shtytës
“Faktori i parë shtytës që hasa ishte varfëria ekonomike. Kur isha për herë të fundit në Shqipëri në vitet 1990, ishte zyrtarisht vendi më i varfër në Evropë me më shumë njerëz që udhëtonin me kuaj dhe karroca sesa makina. Megjithatë, ndërsa qytetet janë modernizuar me shpejtësi, ka pjesë të vendit që janë lënë pas nga zhvillimi. Rritjet globale të çmimeve e kanë bërë ndarjen edhe më të theksuar, duke lënë shumë familje më të varfëra dhe më të dëshpëruara se kurrë më parë.
Faktori i dytë shtytës është mungesa e mundësive. Një grup të rinjësh më shpjegoi se si mund të fitonin dy herë më shumë në një kantier ndërtimi në Mbretërinë e Bashkuar se çdo punë që mund të imagjinonin të bënin në Shqipëri. “Nuk ka asgjë këtu për ne,” thanë ata.
Faktori i tretë i shtytjes tha ai është se në këtë epokë të migrimit global, shumica e shqiptarëve largohen përmes rrugëve legale. Ata që janë me arsim të lartë dhe të aftë shfrytëzojnë mundësitë për të studiuar ose punuar jashtë shtetit. Mjekët kanë shkuar në Gjermani. Financierët janë joshur në Amerikë. Me këtë eksod kombëtar, të rinjtë shqiptarë pa rrugë legale luajnë bixhoz për t’u kontrabanduar në Angli për të punuar në ekonominë gri, për shembull duke punuar në një lavazh makinash.
Faktorët tërheqës
Faktorët e tërheqjes janë po aq të fortë. E para dhe më e dukshme është tërheqja nga bandat e organizuara kriminale që përfitojnë nga pabarazitë në rritje në Shqipëri dhe zhgënjimet.
Ata ofrojnë aspiratë për ata që jetojnë pa shpresë dhe mundësi, duke premtuar kalime të lira dhe të lehta nga Calais. Kostoja e para prej 3000 paund mund të paguhet pas mbërritjes përmes punës.
Faktori i dytë tërheqës është reputacioni i Britanisë. Shqiptarët kanë dëgjuar se ka mungesë të fuqisë punëtore në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë përshtypjen se Britania, me kryeministrin e saj aziatik dhe sekretarin e brendshëm, është më pak raciste se vendet e tjera evropiane. Çdo ditë ata shohin rolin e jashtëzakonshëm që luan Mbretëria e Bashkuar në industrinë e muzikës, televizionit dhe filmit. Reputacioni ynë i fortë për demokracinë, lirinë dhe drejtësinë duket se i kapërcen titujt kundër emigracionit.
Faktori i tretë tërheqës është, për ironi, kërcënimet e Britanisë për të ndaluar varkat e vogla. Bandat përfitojnë nga kjo, duke ofruar marrëveshje speciale, duke sugjeruar se vdekja e Mbretëreshës ose dorëheqja e Boris Johnson ofron një mundësi një herë në jetë për një kalim më të sigurt