34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Selia jonë është zaptuar nga persona që nuk përfaqësojnë PD-në”, Alibeaj mbas takimit me përfaqësuesin e ODHIR

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka folur për gazetarët pas takimit me shefen e Misionit të ODHIR në vendin tonë Audrey Glover.

Ai tha se selia e PD është zaptuar nga persona që nuk përfaqësojnë demokratët. Sakaq shtoi se kandidatët e PD janë sulmuar nga qeveria dhe sic shtoi si “nga ajo pjesë që pretendon të jetë Partia Demokratike”.

Alibeaj: Tenderat e hapura, Aktivistin që e kanë në funksion të plotë, administratën në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë shkeljet e evidentuara nga KQZ. Momentin që nuk ka marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë të dënuar.

Çështja në PD reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe selia jonë është zaptuar. Frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë në PD. Edhe çështjen e mos figurimit të kryetarëve përkatës të koalicionit. Saktësova qartësisht se kush janë subjektet zgjedhore që keqpërdorim fondet dhe administratën. Për situatën që ka ndodhur brenda PD, për pozicionin që kemi mbajtur. I bëra të qartë situatën tonë. Situatën e presionit që ndodh ndaj PD, për përdorimin e mediave dhe çështjen e financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur presion për të mos bërë fushatë për qytetarët. Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe nga ajo pjesë që pretendon të jetë Partia Demokratike.

Ka një vit e ca që kjo parti është në një presion dhe shantazh që do të thotë fare qartë që ne jemi nisur për të bërë fushatë elektorale për qytetarë kundër regjimit. Njerëzit nuk e kanë menduar të ndodhen nën presion edhe nga një palë tjetër. Sali Berisha nuk e përfaqësojnë Partinë Demokratike në aspektin ligjor. Unë besoj se demokratët i përfaqësojnë vetëm ata njerëz që mbartin vlerat që demokratët kërkojnë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...