10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e shtunë, 22 Prill 2023

Dashi

Sot do të ndiheni të mbushur plot shpresë. Mos shpenzoni shumë për argëtim apo blerje jo shumë të nevojshme duke qenë se të ardhurat tuaja financiare nuk premtojnë shumë. Përpiquni të flisni me partnerin/partneren tuaj për problemet qe iu mundojnë, pasi nesër do të jetë vonë.

Demi

Prindërit e kësaj shenje do të kënaqen pamasë për shkak të performancës së fëmijës suaj. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes. Gjithashtu do të kuptoni sesa shumë ju do partneri/partnerja juaj.

Binjaket

Bëni kujdes pasi ka gjasa të përballeni me disa vështirësi, të cilat mund të t’ju shkaktojnë probleme. Mbi të gjitha, kontrolloni inatin. Ndajeni lumturinë tuaj me prindërit. Sa i përket anës romantike, do të kaloni një ditë shumë të bukur.

Gaforrja

Sjellja juaj e nxituar mund të shkaktojë probleme në jetën tuaj bashkëshortore. Mendoni përpara se të votoni. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet gjatë ditës. Çiftet e dashuruar do të përjetojnë momente të vështira.

Luani

Do të ndiheni shumë mirë fizikisht. Shprehi mbështetjen partnerit/partneres suaj, pasi sot nuk do të ndihet i/e lumtur. Çiftet e martuara do të përjetojnë një ditë të mrekullueshme.

Virgjeresha

Pikëpamjet tuaja të sinqerta mund të lëndojnë një mikun tuaj. Kujtoni që duhet të tregoheni bashkëpunues si në shtëpi ashtu edhe në punë. Ka gjasa të debatoni me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, pasi do të mësojë një të fshehtë, të cilën nuk e keni ndarë me të.

Peshorja

Do të arrini një marrëveshje financiare, e cila do t’ju sjellë mjaft të ardhura. Lidhja juaj romantike do të jetë e mbushur plot shpresë dhe momente të bukura. Sot do t’ju komplimentojnë për arritjet në punë.

Akrepi

Do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore, pavarësisht stresit që keni kaluar në punë. Do të fitoni para, por përpiquni të mos ju ikin nga duart. Është koha që të merrni përgjegjësitë e duhura në familje dhe të komunikoni në mënyrë konstruktive.

Shigjetari

Bëni mirë të gjeni pak kohë për t’u relaksuar pasi lodhja e tepërt do të ndikojë negativisht gjatë ditës. Në dashuri do të përjetoni momente shumë të këndshme. Nëse keni bërë ndërmend të investoni, nuk është dita e duhur.

Bricjapi

Duhet të nisni meditimin dhe jogan për t’u ndjerë sa më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Dikush që ka plane dhe ide të mëdha do t’ju tërheqë vëmendjen, por bëni kujdes. Verifikoni besueshmërinë e tij.

Ujori

Sjellja juaj e mirë do të kënaqë familjen. Por sa i përket anës romantike, do të zhgënjeheni pasi partneri/partnerja juaj do të ketë shumë kërkesa ndaj jush. Pritshmëritë ë larta mund t’ju çojnë drejt trishtimit.

Peshqit

Të ardhurat financiare nuk do të përputhem me pritshmëritë tuaja. Përpiquni të mos i ofendoni personat rreth jush. Bashkëbisedimi me persona të rëndësishëm do t’ju sjellë ndërmend ide të ide të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...