25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video / Shikoni pamjet kur 37-vjecari vjedh leket nga sirtari i farmacisë dhe përleshet me farmacisten

I riu me iniciale E.B., ka vjedhur shuma të ndryshme parash në një farmaci më 31 janar dhe dy muaj më vonë ka grabitur sërish një tjetër. Pamjet e sigurisë kanë fiksuar momentin kur i riu hyn në ambientet e biznesit dhe vjedh xhiron ditore, ndërsa punonjësja ka treguar rezistencë duke e ndjekur nga pas për mos ta lejuar që të largohet.

Uniformat blu po hetojnë për vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 37-vjeçar, ku në cilësinë e provës materiale i kanë sekuestruar veshje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen 3 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë muajve të fundit. Vihet në pranga 37-vjeçari, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.

Sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tracing”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë. 3 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...