5.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Smë the një herë jam vajzë e mirë”, ky është debati që harriti në tone të larta mes Kiarës dhe Zhaklinës Prime-in e mbrëmshëm

Mes Kiarës dhe Zhaklinës është përfshirë një debat me tone shumë të larta mbrëmjen e djeshme në spektaklin e BBV. Sipas Kiarës, Zhaklina vë fjalë në gojën e Luizit që ky i fundit nuk i ka thënë e as nuk i ka nënkuptuar. Ajo kritikoi Zhaklinën për faktin se nuk ka folur kurrë mirë për të. Edhe Arbër Hajdari vendosi të ndërhyjë duke ironizuar Kiarën.

Debati mes Kiarës dhe Zhaklinës:
Kiara: Më erdhi shumë keq që e dëgjova këtë fjalë nga Zhaklina, që vë në gojën e Luizit fjalë që ai nuk i ka thënë asnjëherë. Ka mundësi njerëz Luizi është në një lojë, se i bëri komplimenta një femre nuk do të thotë se është hiperseksualizim, nuk po e ofendon. Ai nuk urren njeri, nuk ka as mendime të këqija, ka një shpirt të bardhë dhe çdo gjë e bën në kuadër të lojës.

Zhaklina: Si ka mundësi që ti nuk mbron asnjë nga shoqet, banoret që ke ndjenjur 100 ditë. Është e çuditshme si ti Kiara nuk di ça është edukata, kultura, respekti.
Kiara: Ti nuk the një herë një fjalë të mirë për mua
Zhaklina: Unë s’të kam thënë fjalë të mira ty? Je dhe gënjeshtare
Kiara: Nuk e kam dëgjuar një herë prej teje të thuash Kiara je vajzë shumë e mirë, shumë e edukuar
‘S’më the 1 herë jam vajzë e mirë’, plas keq
Zhaklina: Puna ime nuk është të të jap ty fjalë të mira
Kiara: Po një herë moj Zhaku, një herë të ma bëje qejfin
Zhaklina: Unë nuk e di a je ti vajzë e mirë apo jo. Unë jap opinion mbi sjelljen tënde.
Arbana: Kiara ti mendon se Zhaklina nuk të ka mbrojtur asnjëherë?
‘S’më the 1 herë jam vajzë e mirë’, plas keq
Kiara: Unë kam dashur prej Zhaklinës kur më ka parë në situata të vështira, duke derdhur lot të thoje kjo është një lojë dhe ti je një vajzë shumë e mirë
Zhaklina: Moj Kiara unë nuk jam edukatore të të them je e mirë, je e keqe. Jam opinioniste. Dua të di meqë ishe shumë e dëshpëruar kur të futi i dashuri tek lavamani, ti po gënjeje aty?
Kiara: Nuk dua t’i kthehem asaj situate

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT