5.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Mbeten në sekuestro vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së ish zv. Kryeministrit Ahmetaj në Hamallaj dhe në Palasë

Hetimi ndaj Arben Ahmetajt, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e vilave të ish gruas dhe bashkëjetueses së ish ministrit. Vilat në Hamallaj dhe në Palasë mbeten të sekuestruara. Vendimi është marrë nga gjyqtari Dhimitër Lara. Ankuesit argumentonin se në kontrollin dhe sekuestron e vilës në Hamallaj është shkelur ligji ndërkohë që vila në Palasë nuk ishte fare në pronësi të ish gruas së Ahmetajt, Albina Mançka por të shoqes së saj me emrin Elda Dinaj.

Ankimimi në Apelin e Posaçëm erdhi pasi u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ahmetaj e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave, pasi sipas tij duhej të merrnin leje për kontrollin në vilë, pasi aty jeton edhe ai dhe ka statusin e deputetit. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.
Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT