25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Këlliçi sfidon kundërshtarin, fton mediat të ndjekin takimet e tij: Unë nuk kam frikë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka qenë sot në takim me banorët në zonën e 5 Majit, ku ka ftuar mediat të jenë të pranishme në të gjithë fushatën e tij, duke thyer kështu monotoninë e vitevetë fundit, të takimeve me regji.

Këlliçi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve, duke kërkuar që të njëjtën qëndrim të mbanin dhe me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj, i cili në fakt nuk ka pasur asnjë përballje me përfaqësuesit e mediave.

Teksa u pyet për posterin viral me dy gishtat lart për korrupsionin, Këlliçi tha se sjellja e tij ndaj këtij fenomeni do të jetë paetikë. Premtimi i tij dhe programi kundër korrupsionit, ishte se ai vetë në rast se do të zgjidhet dhe ekipi i tij, nuk do të përfliten për asnjë aferë korruptive në krye të bashkisë.

Cili ishte mesazhi që donit të përçonit ditën e djeshme me këtë post?

Belind Këlliçi: A ka mesazh më të qartë sesa ti drejtohesh korrupsionit pa etikë, habitem si nuk janë shqetësuae këta njerëz nga vjedhja që i bëhet çdo ditë qytetarëve të Tiranës, pse nuk shqetësohen se këtu është vjedhur e ardhmja e fëmijëve të vegjël. Jap një mesazh shumë të qartë se unë do ta luftoj korrupsionin. Programi im është shumë i qartë, që pas 14 Majit, Belind Këlliçi dhe ekipi i tij nuk do të vjedhë.

Pashë dje një reagim të habitshëm nga KQZ, që kisha fyer dinjitetin e qytetarëve, mesa duket janë shqetësuar të korruptuarit, personazhe të tilla groteske janë të së shkuarës. Do shqetësohen analistët pse unë kam thirrur mediat, unë nuk kam frikë, unë nuk lëviz me bodyguard, se si kam futur xhepët në duart askujt.

Si planifikoni të furnizoni qytetin 24 orë me ujë?

Belind Këlliçi: Nuk kam thënë asnjëherë që do të garantoj furnizim 24 orë me ujë. E ke pyetur ndonjëherë Erion Veliajn, të ka lënë ndonjëherë që ta pyesësh. Hajde nesër dhe më jep përgjigjen që do të thojë Veliaj. Ka dhënë premtim që Tirana do të kishte ujë me cilësinë e Korçës, hajde mo pyesni banorët me mua që të pyesni banorët. Unë nuk kam thënë që do të siguroj 24 orë ujë. Kushdo që del e thotë këtë ju gënjen, ju kam thënë, se është e pamundur për shkak të rrjetit të amortizuar. Kam në plan që uji realisht i pastër të shkojë te qytetarët nga 14 deri në 17 orë në ditë.

Sa kohë do ju duhet për këtë, për furnizim me 24 orë?

Belind Këlliçi: Për 4 vite nuk bëhet dot, mos harro që ta pyesësh Veliajn për gjimnazin. Prapë të jap përgjigje për shkollën unë, kërkoj falje pse kam mbaruar me 9.7, më kërkojnë llogari për maturën shtetërore që nuk ka pasur fare në atë kohë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...