13.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Mediat portugeze mbi vrasjen e Nikulajt: Lidhet me mafian shqiptare dhe do të jetë një vrasje me porosi

Ardian Nikulaj, u vra para një jave, pas një organizimi prej gjashtë muajsh të Edmond Haxhisë, kushëri me fisin Lestakaj, me të cilët Nikulajt kanë qenë në një hasmëri prej shumë vitesh. Në ekzekutimin e e biznesmenit, morën pjesë disa shtetas të huaj, mes tyre vrasësi i tij, portugezi Ruben Saraiva.

Për rastin në fjalë, kanë shkruar dhe mediat portugeze. “Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”, ka qenë titulli i lajmit ku jepen disa nga të dhënat që dihen deri më tani. Ende asnjë i arrestuar, megjithëse, është bërë i mundur identifikimi i tyre. Sipas informacionev, ata janë larguar në kohë të ndryshme nga Shqipëria.

Mediat portugeze hedhin dyshimet se e përfshirë ka qenë mafia shqiptare, sakaq në Shqipëri u cilësua si një krim për gjakmarrje.

Media portugeze: Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri

Krimi mund të ketë lidhje me mafian shqiptare.

Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni të lindur në atë vend. Krimi ndodhi një javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, katër britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin.

Krimi mund të lidhet me mafian shqiptare dhe do të jetë një vrasje me porosi. Komandanti i policisë Muhamet Rrumbullaku, duke folur për mediat, identifikoi portugezin si autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt, në Lezhë.

Ekzekutimi është filmuar dhe tregon, sipas autoriteteve shqiptare, Ruben Saraiva që hyn në hapësirën ku ndodhej pronari i hotelit dhe qëllon shtatë herë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT