33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Rama ju vjen këtu me tallava dhe erdhi në pushtet me dajre”, Berisha nga Kamza

Sali Berisha nga Kamza, denoncoi për të disatën herë, ato që a ii quan vjedhje të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kyreministri ka paguar 4 milionë euro për një vazo për oborrin e kryeministrisë.

Sakaq, një pikë e rëndësishme, për të cilën flet ish-kryeministri janë inceratorët, ku thotë se nga 11 euro që duhen paguar, shqiptarët paguajnë 29 euro, aq më tepër që nuk funksionojnë.

Berisha ndalet te mashtrimet e shumta, ku në kuadër të tyre, disa qeveritarë janë duke përfituar.

Berisha: Kullat, rrokin qiellin. Edi Rama që ju vjen këtu me tallava dhe erdhi në pushtet me dajre fluturon me avion në dispozicion me dhomë gjumi se lodhet shumë. Blen vazon 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë. Si asnjë tjetër. Si askush tjetër.

Firmos 420 mln euro djegësat që nuk ekzistojnë dhe u merr secilit prej jush 29 euro për ton mbetjesh që depozitohet në fushën e Sharrës në një kohë kur kontrata thotë se për mbetjet që depozitohen duhet të paguhen 11 euro. Ai ka firmosur për ndërmarrjen e tij. Ai tarifon sepse ato para i ndan me Erion Velinë dhe Kipen e lë këtu të vjedhë sa të dojë. I depoziton në bankë me offshore apo në Teheran. Edi Rama nuk mund të ketë ndjenja për ju se ai erdhi në pushtet si ‘Zotëria 20%’. OSBE e denoncoi. I deklaroi se ke 200 mln euro në llogaritë offshore.

Nuk guxoi kurrë ta kundërshtojë sepse e dinte që do dilnin faturat. Edi Rama tani përpiqet të hedhë valle mbi varfërinë tuaj. Përpiqet t’ju mashtrojë me tallava. Njeriu që ka mashtruar shqiptarët për çdo gjë tani përsëri beson se me zorrën qorre në gojë dhe me tallavanë do mund të mashtrojë përsëri shqiptarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...