14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Arrestohet 1 person për zhdukjen e Thodhorit e Sulovarit, zbulohet roli i tij, kyç gojën para hetuesve

Policia e Sarandës ka ekzekutuar dje një vendim të Gjykatës së Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për një 28 vjecar nga Saranda që dyshohet se ka dijeni mbi emrat që fshihen pas zhdukjes së 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes forcat e policisë kanë ndaluar shtetasin S. B, 28 vjec, banues në Sarandë. Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia po tregohet shumë e rezervuar në dhenien e informacionit për këtë rast, por burime konfidenciale bëjnë me dije se i akuzuari, Sofokli Baxheri, dyshohet t’u ketë dhënë me qera autorëve të zhdukjes së Leonard Thodhori e Fatmir Sulovarit dhe vendosjes së eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla, një banesë e garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë, nga ku ka edhe origjinën prindërore. 28 vjecari mësohet se ka “kycur” gojën para oficerëvë të policiaë gjyqësore dhe nuk është treguar bashkëpunues me ta lidhur me emrat e personave të cilëve u ka vënë në dispozicion mjedisin.

Pikërisht në pronën e S. B, policia ka gjetur automjetin tip “Mercedes-Benz” E Class që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy 46 vjecarëve por edhe të vendosjes së eksplozivit të banesa e Lefter Lefterit në dhjetor 2022. Edhe pse këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, policia dyshon se janë kryer nga të njëjtët autorë. Burime bëjnë me dije se S. B rezulton lidhje shoqërore e mjedisit të personave të dyshuar për zhdukjen e dy 46 vjecarëve por cuditshëm rezulton edhe lidhje shoqërore e djalit të Lefter Lefterit.

Ndërkohe ditën e djeshme policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Burime konfidenciale bëjne me dije se kontrollet janë kryer për cështje tokash por nuk dihet nëse është nje procedim i vecuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjecarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord kërkese për koncertin e Kanye West në Tiranë: mbi 10 mijë bileta të...

0
Interesi për koncertin e shumëpritur të Kanye West në Tiranë ka shpërthyer që në orët e para të hapjes së shitjes së biletave. Sipas...

“Nderim për të rënët në detyrë”: Prefekti i Tiranës takon familjarët e efektivëve të...

0
Prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, zhvilloi sot një takim me familjarët e efektivëve të policisë që kanë humbur jetën në krye të...

Tragjedia në Afrikën e Jugut: biznesmeni u zhduk në përmbytje, gjendet unaza dhe mbetje...

0
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Komatipoort, në provincën Mpumalanga të Afrikës së Jugut, pranë Parkut Kombëtar Kruger, ku një biznesmen...

SHBA–Iran: Armëpushimi në fuqi mes tensioneve në rritje pranë Ngushticës së Hormuzit

0
Armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijon të mbetet në fuqi, pavarësisht përshkallëzimit të veprimeve ushtarake në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit,...

Spanja ende pa vendim për ankorimin e kroçerës së dyshuar me hantavirus, kundërshton OBSH

0
Qeveria spanjolle ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë vendim për ankorimin e një kroçere që dyshohet si vatër e përhapjes së hantavirusit,...