17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Policia deklaroi se e gjeti motorin e vrasjes së Adrian Nikulaj, por pse po zien rrjeti duke thënë se nuk është i njëjti mjet

Vrasja e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj është konsideruar e zbardhur nga ana e policisë me shpalljen në kërkim të 6 shtetasve, 5 prej të cilëvetë huaj, dhe Edmond Haxhisë që dyshohet edhe si porositësi.

Gjatë ditës së djeshme policia deklaroi se kishte gjetur motorin e përdorur në vrasje pranë banesës së Edmond Haxhisë në zonën e Kakarriqit, ndërkohë që në rrjet janë hedhur dyshime se nuk bëhet fjalë për të njëjtin mjet.

Në disa faqe në tiktok në emrin e Nikulajt, janë hedhur dyshime se motori nuk është i njëjti, ndërsa edhe në pamje të parë ka disa detaje që nuk përkojnë, siç është targa, që policia e ka fshirë në fotot e përcjella për mediat, ndërkohë që ka një shirit blu, pqë nuk ka qenë në fotot e mëparshme pas vrasjes.

Çfarë deklaroi dje policia:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.

Fale informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Haxhia në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...