12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Kjo që ndodh me Tiranën është e pafalshme”, Këlliçi në takim me demokristianët

Belind Këlliçi ishte i pranishëm në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane, një ndër partitë formuese të këtij koalicionit.

Në takimin e zhvilluar me strukturat në kryeqytet, lideri i kësaj partie, Nard Ndoka, e cilësoi Belind Këlliçin një misionar, jo vetëm për të ndryshuar Tiranën por edhe një misionar politikë, për të sjellë një model të një politikani të ri dhe të suksesshëm në shërbim të qytetarëve.

Nard Ndoka :

“Belind Këlliçi sot ka një mision, të jemi të qartë, nuk është thjesht një kandidat. Unë mund ta quaj një “misionar politik”, për faktin se mbi vete mbart disa kauza. E para është, të rikthejmë besimi te të rinjtë, të rikthejmë shpresën te të rinjtë, edhe në aspektin e qëndrimit dhe punësimit në Shqipëri por edhe në aspektin politik. Ne patëm dy modele të dështuara për fatin e keq, se gjithmonë flitet se të rinjtë zënë vendin e tyre, por dështuan. Dështoi Lulzim Basha me turp, dështoi Erion Veliaj me turp. Pra një njeri që është më i keq se padroni i tij, Edi Rama. Një njeri që nuk u bë asnjëherë një menaxher, politikan, burrë shteti jo e jo. Pra janë këto dy modele të dështuara, që pa diskutim që misioni i Belindit Rritet akoma më shumë”, tha Ndoka.

Belind Këlliçi:

“Kjo që ndodh me Tiranën është e pafalshme. Ndaj premtimet e mija targetojnë sigurisht, uljen e kostove të jetesës në mënyrë të padiskutuesheme, duke filluar nga një masë që prek 200 mijë qytetarë në ditë. Ua them këtu, nga ky takim me Demokristianët, autobusi pas 14 majit do të jetë falas pa pagesë. Kjo është e realizueshme. A e dini çfarë benefiti është kjo për qytetarët? Janë 200 mijë qytetarë në ditë në Tiranë që përdorin shërbimin e autobusit. Për ato familjet që janë në kushte të vështira ekonomike, për ato familje që u duhet të marrin dy linja urbani në ditë për të shkuar në vendin e punës, kjo masë u kursen 52 mijë lekë në muaj”-tha Këlliçi.

Para demokristianëve në Tiranë, Belind Këlliçi përsëriti dhe njëherë ftesën për rivalin e tij në këtë garë, kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të përballur platformat e tyre për drejtimin e kryeqytetit. “Dhe gjej rastin përsëri këtu nga platforma e Demokristianëve, t`i shtroi dorën për një ftesë Erion Veliajt, për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”,-u shpreh Belind Këlliçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT