25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Balla nga Kavaja takon komunitetin librazhdiot: Më 14 maj votoni për të ardhmen tuaj

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla është ndalur sot në Kavajë ku ka zhvilluar një takim me komunitetin e qytetit të Librazhdit i cili jeton e punon aty.

Balla në fjalën e tij është shprehur se me 14 maj vota e qytetarëve duhet të shkojë për Redin dhe Erjonin të cilët kanë bërë për Kavajën dhe Tiranën punë që askush nuk i kish menduar ndonjëherë.

Balla theksoi se më 14 maj smund të votosh as Ilirin dhe as Saliun të cilët janë bërë bashkë jo se duan të bëjnë ndonjë punë të mirë për Kavajën, por u duhen disa vota që t’i thonë Amerikës shiko jemi dhe ne këtu, na merr dhe ne në konsideratë.

“Më 14 maj na duhet vota juaj pë Erionin dhe Redin. Fakti është që s’mund të votosh në 14 maj në Kavajë kandidatin e Ilir Metës, të Nard Ndokës dhe të Vangjel Dules, se këta të tre janë, pasi Saliu ju e dini i ka humb vula dhe e dini fare mirë se çfare do të thotë kur të humb vula. Kështu që kjo histori është në 14 maj. Por, keni edhe një arsye tjetër shumë të madhe për të votuar dy djemtë. Erioni ka bërë në Tiranë një histori suksesi dhe e vërteta është që ne vijmë pas vitit 2022 kur Tirana ishte kryeqyteiti i Rinisë në mbarë Europën dhe sot jemi edhe qyteti Europian i Sporteve dhe këto dy arritje të njëpasnjëshme janë një punë kolosale transformimi e nisur në Tiranë dhe në fakt qoftë për Tiranën, qoftë për Kavajën mund të themi një element që është shumë i rëndësishëm. Kur Erioni mori Tiranën në vitin 2015 Tirana ishte në gjumë, kur Redi mori Kavajën në vitin 2019 Kavaja ishte në gjumë dhe ajo që sot ndodh në Tiranë, ndodh edhe në Kavajë, sepse ne socialistët jemi të dedikuar për punë.

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë jo se duan të bëjnë ndonjë punë të mirë për Rrogozhinën, jo se duan të bëjnë ndonjë punë të mirë për Kavajën, nuk u duhet fare bashkia atyre, jo se kanë ndonjë interes për këta kandidatët, këta jan dy lolo që i kanë gjetur rrugës për t’i përdorur kësaj rradhe. Këtyre u duhen ca vota që t’i thonë Amerikës shiko jemi dhe ne këtu na merr dhe ne në konsideratë. Saliu do ca vota për t’i hequr vulën, nuk ja heq njeri atë non gratën në ball, harrojeni dhe prandaj është koha që të shkojmë dhe të flasim me atë demokratin, komshiun që ja ka dhënë votën 32 vjet. Po e do Kavajën me shpirt, po e do Rrogozhinën me zemër, janë këta dy djemtë të cilët bashkë me lali Erin bashkë me Edi Ramën janë mundësia e vetme për të vazhduar transformimin e kësaj zone”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...