11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Rama për kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ për Libohovën: Është gati të varrosë të gjithë Gjirokastrën

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar me takimet e tij të fushatës elektortale, ku është ndalur edhe në dis nga qytetet në Juf të vendit si: Gjirokastëra, Tepelena, Libohova dhe së fundmi Saranda.

Gjatë takimit të tij me qytetarët e Gjirokastrës, kryesocialisti ka komentuar edhe premtimin e bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për bashkinë e Libohovës i cili është zotuar për shërbim funeral falas nëse zgjidhet kryebashkiak.

Rama ka ironizuar këtë premtimin të Xhelilit duke thënë se ky i fundit ishte gati të varroste gjithë Gjirokastrën.

“Kemi një në Libohovë që është gati t’ju varrosë të gjithëve. Thotë më jepni votën të varros gjithë Gjirokastrën. Të gjitha falas i keni me ta, po e dini shumë mirë ca vjen pas asaj falas, jo t’i keni falas po mos të të lënë as të varrosesh rehat”-tha Rama.

Më herët, gjatë takimit të tij në Tepelenë, ai tha se nën drejtimin e socialistëve qyteti është më i zhvilluar se kurrë më parë ndërsa tha se nuk kishte asnjë arsye që qytetarët të votonin për kandidatin që përfaqëson Berishën dhe Metën të cilët i etiketoi si ‘Salike Non-grata’.

Për Metën dhe Berisha, Rama tha se të dy duhet të mbajnë përgjegjësi para drejtëisë për ‘borxhe’ të cilat ua kanë shqiptarëve duke nisur nga 21 janari dhe firmat për lejet e hidrocentraleve të paligjshme.

“Ku e gjejnë ata paftyryrësinë që të vënë kandidat këtu. Nuk duhet të kishin vënë fare. Për çfarë i vënë? Që të vijnë të sjellin prapë plehrat? Ju kujtohet si ishte Tepelena ku liheshin plehrat rrugëve? Sot nuk shikon një copë letër në rrugë sepse janë bashkuar bashkë edhe kujdesi i bashkisë edhe komunitetit.

Çifti i Salikes. Një emër ka ai çift, Salike non-grata. Nuk ka shans më për t’ju dhënë më gjë shqiptarët. Ata duhet t’u japin llogari shqiptarëve para drejtësisë për borxchet që u kanë shqiptarëve. Që nga borxchet e gjakut derii tek ato të hidrocentraleve. Mos kini dyshim, drejtësia vonon por ka gjithmonë e më pak shanse të harrojë”-tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...