10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Gruaja i vdiq nën rrënoja, i moshuari dërgohet drejt Traumës me djegie të shumta nga shpërthimi i bomblës

Shpërthimi i bombolës së gazit në shtëinë e dy të moshuarëve mengjesin e kësaj të diel ka tronditur vendin. 84-vjeçarja, Alije Kosova, ka humbur jetën, pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa për pasojë është shembur një pjesë e banesës. Për shkak të shembjes ka qenë e pamundur nxjerrja e 84- e për pasojë humbi jetën.

Burimet bëjnë me dije se shkaku i shpërthimit ka qenë rrjedhje e bomoblës së gazit për gatim 10 kg, e cila ka krijuar eksplozion si rezultat i flakës së lirë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”. Alie Kosova, 84-vjeç, dhe Mustafa Kosova, 86 vjeç, jetonin të vetëm në banesën e tyre. Bashkëshorti i saj është arritur që të nxirret i pari nga rrënojat nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Për shkak të shembjes së madhe në banesë, nuk është bërë dot nxjerrja e 84-vjeçares e cila kishte mbetur nën rrënoja. Ajo është gjetur në shtrat, pasi ka qenë e paralizuar dhe nuk ka lëvizur dot.

Sakaq, Mustafa Kosova është nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të plagëve të shumta që ka marrë pas shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tij në Kuçovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...