27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

U padit për shpifje, Berisha nuk sjell as avokatin, GJKKO vendos shoqërimin e tij me forcë në 19 maj!

Gjykata e Posaçme kërkon shoqërimin me forcë të Sali Berishës në procesin e nisur ndaj tij pas padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për akuzën e shpifjes. Shkak u bë deklarata e Berishës më 7 prill se kryebashkiaku ka lidhje me Iranin dhe me financat e gardës revolucionare, pas të cilës, Veliaj ndoqi rrugën ligjore duke e paditur për shpifje në gjykata.

Në seancën e parë gjyqësore, ku palët pyeten për mundësinë e zgjidhjes së çështjes me pajtim, u paraqit vetëm Veliaj. Trupi gjykues bëri të ditur se Sali Berisha dhe avokati i tij nuk janë paraqitur edhe pse kanë marrë dijeni për procesin. Në këto kushte, referuar nenit 351 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata kërkoi pjesëmarrjen e tyre në seancë përmes njoftimit të policisë.
“Sali Berisha ka mbjellë urrejtje dhe përçarje dhe shpifje dhe ka promovuar kulturën që tii hidh baltë, mjafton që ta njollosësh dikë pa pikë përgjegjësie. Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë”, tha Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...