11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Ndoqi vajzën dhe gruan nga dhoma e gjumit në sallon më qëllimin e qartë për t’i vrarë,kamerat tregojnë për krimin makabër të shwiptarit ne Itali

Vrasja e 16-vjeçares Jessica nga babai i saj, Taulant Malaj, ishte një ngjarje që tronditi Italinë, gjithashtu dhe vendin tonë, duke qenë se bëhet fjalë për një familje shqiptare. 45-vjeçari Malaj, pretendonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte dhe mbrëmjen e së dielës, ai kreu krimin makabër ku vrau vajzën e tij dhe italianin 51-vjeçar Massimo De Santis, të cilin kishte kohë që e kishte përfshirë në historinë e tradhtisë për të cilën ka folur dhe para hetuesve dhe në një video të cilën e kishte filmuar, pasi vrau vajzën e tij, plagosi bashkëshorten dhe vrau italianin 51-vjeçar.

Hetuesia italiane ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të cilat familja Malaj kishte instaluar në ambientet e brendshme të shtëpisë së tyre.

Sipas tyre, mënyra se si Taulant Malaj ka vepruar tregon një pandjeshmëri ndaj jetës njerëzore. Në pamjet filmike, hetuesit tregojnë që 45-vjeçari ka goditur vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një qëllim të qartë.

Jessica është përpjekur që të mbronte nënën e saj, por është goditur nga i ati që në dhomën e gjumit, ku ka filluar konflikti dhe për të vazhduar më tej në sallon.

Sipas ekspertizës, në trupin e saj janë gjetur katër plagë me thikë në gjoks, në vendin e organeve vitale.

Në raport shkruhet që, Malaj ka shkuar në dhomën e gjumit dhe ka goditur bashkëshorten e tij, e cila ka qenë në shtrat, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në pjesën e sipërme të trupit.

45-vjeçari është shprehur para hetuesve se pasi kishte vrarë Massimo De Santis, kishte shkuar në dhomën e gjumit për të vrarë bashkëshorten e tij, Tefta Malajn dhe në ato çaste fatale, ka ndërhyrë vajza e tyre 16-vjeçare. “Fatkeqësisht Jessica e gjeti veten në kohë të gabuar, të dyja u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t’i godisja”, mësohet se është shprehur 45-vjeçari.

Djali i tyre 5-vjeçar ka parë të gjithë ngjarjen dhe siç raportohet deri më tani, ai është fshehur pas një divani.

Malaj ka përdorur një thikë të gjatë 18 cm, sakaq Tefta Malaj, e mbijetuara nga kjo histori ka telefonuar ndihmën e shpejtë dhe i ka thënë me gjysmë zëri “thikë”, e pyetur nga operatori nëse ishte goditur dikush, ajo i është përgjigjur “po, po, vajza ime”.

Taulant Malaj u arrestua në përpjekje për t’u larguar nga ngjarja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT