20.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

I infektuar prej disa ditësh me COVID-19/ Ndëron jetë deputeti i partisë socialiste, humb betejën me virusin

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është ndarë nga jeta. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19. Deputeti nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Fino ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...