24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje”, Celibashi për pamjet e paisjeve PEI

Ilirjan Celibashi, Kryekomisioneri i KQZ-së ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 14 Majit.

Celibashi ka paraqitur të dhënat në lidhje me pjesëmarrjen, e cila ka qenë 38.22%, ose thënë ndryshe vetëm 1.395.360 kanë votuar nga totali i 3.650.658 zgjedhësve.

Kryekomisioneri është duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar video ku pajisjet e identifikimit elektronik hidheshin si “mbeturina”.

“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim”, tha Celiabashi.

Kujtojmë se fill pas përfundimi të zgjedhjeve, pajisjet e votimit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë hedhur në kamion si mbeturina, duke i dëmtuar. Këto pajisje janë të ndjeshme, e taksa për blerjen e tyre u aprovua tenderi me 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...