25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Luiz Ejlli rrëfen të pathënat për ‘miqtë’ e tij, Jonin e Marion kisha dy vite pa folur!

Luiz Ejlli, këngëtari dhe fituesi i BBV, prej ditësh ka hedhur herë pas here kunja për sa i përket miqve të tij, madje para disa kohësh i hoqi edhe nga Instagrami.
Mirëpo në një intervistë Luiz Ejlli ka zbuluar disa të pathëna dhe ka sqaruar njëherë e mirë raportet me ata që e kanë quajtur veten “miqtë e tij”.Ai rrëfeu se me Jonin dhe Marion nuk fliste prej dy vitesh, ndonëse dikur kishin qëndruar shumë bashkë. Këngëtari tha se ishte befasuar kur dy djemtë kishin ardhur surprizë në “Big Brother”.

Ndërsa sa i përket Meridian Ramçajt, që u shpall si miku i ngushtë e i familjes apo “menaxheri” i Luizit, ky i fundit s’e njihte thuajse fare.Ai tregoi se kanë pasur shumë pak kontakt me njëri-tjetrin për punë dhe s’kanë miqësi të ngushtë, ndryshe nga ç’pretendonte Meridiani.
“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”- tha Luizi.
Luizi tregoi se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë prej tij dhe nuk ka dalë kurrë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij
Luizi u shpreh se miqtë e tij të ngushtë janë persona të tjerë, të cilët janë kujdesur për mamanë e tij dhe nuk kanë pasur nevojë të lyejnë flokët bjondë për të treguar mbështetjen e tyre, apo për të dalë livestream në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...