19.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkurë, 17 Maj 2023

Dashi-Aventurat, flirtet dhe netët erotike janë në rend të ditës për ju e megjithatë po kërkoni diçka më shumë! Nga ana tjetër jini vigjilentë për marrëdhëniet tuaja të punës dhe ato mes kolegësh, mos i humbisni aleatët e çmuar, ata ju duhen gjithmonë.

Demi-Gjatë ditës së sotme do të merrni një lajm pozitiv në aspektin profesional. Dinakëria nuk ju mungon, sidomos kur në punë duhet të shfaqni veten. Në dashuri evitoni tonet e ashpra me partnerin/en, dhe bisedoni me qetësi.

Binjakët-Ata që janë në një lidhje duhet të flasin sa më hapur me partnerin dhe të gjejnë zgjidhje për problemet që ju kanë dalë. Në planin financiar mos u tregoni aventurierë sepse shumë shpejt gjendja do ju rëndohet.

Gaforrja-Megjithëse kuadri yjor mbi kokën tuaj nuk është edhe aq i favorshëm, kjo nuk do t’ju pengojë aspak që sot të keni iniciativë e madje të jeni edhe agresivë ndaj kundërshtarëve tuaj.

Luani-Nuk keni asnjë zgjidhje tjetër përveçse të pranoni çfarë po ndodh në jetën tuaj për momentin, edhe nëse nuk e miratoni. Ka kohë gjatë të cilave edhe ju duhet të përkuleni përballë erërave të fuqishme. Mos harxhoni kohë duke u ankuar për këtë.

Virgjëresha-Gjatë ditës së sotme, do të keni një mundësi mjaft të madhe për të ndryshuar. Në planin afektiv përtej një faze kritike nuk do të bëni asgjë për të ndihmuar partnerin/en tuaj sot. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të përfitojnë nga orët e lira për të rizgjuar emocionet ose për të kërkuar shpirtin e tyre binjak.

Peshorja-Hëna në shenjën tuaj fillon të japë fryte, të cilat do t’i shihni së shpejti. Në përgjithësi, në punë do të shihni përmirësim të komunikimit krahasuar me javët e kaluara. Në dashuri duket se nuk ka asgjë që mund ta ndalë pasionin e vrullshëm, ju jeni dashnorë të pamposhtur.

Akrepi-Gjasat janë shumë të mëdha që ju të mërzisni dikë ose shumëkënd sot, por kjo ndoshta është edhe diçka e mirë. Duhet t’ua bëni të ditur të tjerëve se ju nuk mund të silleni sipas dëshirave të tyre.

Shigjetari-Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje e që do të keni mbështetjen e një Merkuri pozitiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe konkrete si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë sentimental.

Bricjapi-Mendoni çfarëdo veprimi që jeni duke bërë. Është thjesht kohë e mirë që të aplikoni energjinë tuaj krijuese mbi çdo gjë që ka shumë nevojë për një frymëzim të ri.

Ujori-Dëshira e madhe për të mos bërë skena ju ka bërë që të lejoni persona të afërm të largohen prej jush me gjëra të cilat nuk duhej t’i kishin marrë me vete. Tani duhet të kaloni në ekstremin tjetër dhe t’u kërkoni të tjerëve të luajnë sipas rregullave.

Peshqit-Këtë të mërkurë do të jeni mjaft të hapur duke i thënë gjërat ashtu siç ju i mendoni. Në aspektin privat do të mbroni një investim të rëndësishëm edhe pse keni shpenzuar shumë deri tani. Megjithatë mos u tregoni shumë impulsiv, pasi në të kundërt rrezikoni të hidhni ndonjë hap të gabuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...