26.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Meta-Berisha me një gjuhë pas takimi për humbjen e thellë: Harrojeni se ndalemi, përshkallëzojmë aksionin opozitar

Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e shikojnë as t’i shkojë ndër mend tërheqja apo mbajtja e përgjegjësive. Sot ata patën në Seli takimin e tyre të parë pas zgjedhjeve dhe mesa duket koordinimi dhe dakordësia për qëndrimet edhe këtë herë ka qenë 100%. I pari për mediat pas takimit doli kryetari i Partisë së Lirisë. Ai tha se tashmë aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ do të fillojë të gjejë provat se pse nuk fitoi. Meta tha se do të dokumentohen shkeljet, për atë që e quajnë ‘masakër zgjedhore’.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë Rama para se të niste ky proces. I gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar. Pavarësisht nga ky tjetërsim i bërë nga Edi Rama nën mbrojtjen e policisë së shtetit në përgjithësi diçka është e qartë, gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë”, tha Meta pas takimit me Berishën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...