34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përfundon numërimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, PS rrëmben shumicën e mandateve

Socialistët do të kenë 34 nga 61 këshilltarë që ka Këshilli, ndërkohë që në vend të dytë është renditur koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 15 këshilltarë.

Gjatë numërimit të kutive në qytetin e Tiranës gjatë ditës së sotme, përveç një mandati që fitoi PS-ja (ia mori PSD-së), një mandat gjithashtu deri në këto momente e ka humbur edhe koalicioni Bashkë Fitojmë që tani është me 15 mandate.

Mandatin e BF-së rezulton se e ka marrë PSD-ja duke shkruar sërish në tre mandate.

Sipas numrit të votave, PD 4, PSD 3, PR 1, LZHK 1, PDIU 1, Nisma Thurje 1 si dhe Lëvizja Sot 1.

Në Tiranë fitoi kandidati i PS-së Erion Veliaj, i cili mori një mandat tjetër si kryetar i Bashkisë përballë 5 kandidatëve të tjerë. Veliaj fitoi bindshëm, me një diferencë të madhe votash ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, i cili u rendit i dyti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...