7.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Mësuesi vlonjat u arrestua për kultivim opiumi, familjarët: Është bimë e egër, e kemi bërë edhe byrek

Një ditë më parë mësuesi T.Lamaj nga fshati Drithas, Vlorë u arrestua nga policia me akuzën e kultivimit të një bime të dyshuar si opium.

Bima u gjet në tokën e ullinjve.

Nipi i Lamaj tregon se me këtë bimë janë rritur, duke e parë të kultivohet si një bimë e egër në toka të papunuara, madje thot i riu, nënat dikur bënin edhe byrek më këtë bimë.

“Kanë ardhur oficerë civilë dhe kanë qëndruar pak kohë rreth shtëpisë së xhaxhait tim. Inspektori i ka thërritur, pasi kanë ardhur këtu kanë parë ca bimë që ne i themi lulekuqe, ose lulerozë, e kemi përdorur dhe për të bërë byrek. Është në çdo bahçe të fshatit”, shprehet nipi i mësuesit të arrestuar.

Policia në komunikatën e bërë publike thotë se bimët u sekuestruan, mirëpo qartazi duket se policia jo vetëm që nuk e ka shkulur bimën, por edhe ato rrënjë që shkuli i ka lënë pas.

Teksa toka vazhdon të jetë e mbushur me fidan të rinjë të rritur të bimës së dyshuar si Opiim.

Në qendër të fshatit, e në anë të rrugës, në gati të gjitha baçet e Drithasit, dallohet lehtë se kjo bimë e ndaluar për të cilën mësuesi i fshatit është arrestuar po lulëzon e po rritet normalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur mungon kompromisi, fjalën e fundit e jep Kushtetuesja” – pse po shtohen rastet...

0
E miratuar 18 vjet më parë, Kushtetuta e Kosovës synon të vendosë rregullat themelore të funksionimit të shtetit dhe jetës politike. Megjithatë, zhvillimet e...

“Sulmet në Liban e bëjnë të pakuptimtë armëpushimin” – reagon Presidenti i Iranit

0
Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, deklaroi se sulmet izraelite ndaj Liban përbëjnë shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe rrezikojnë seriozisht procesin e negociatave. “Sulmet e...

Parcelë kanabisi në Shkodër, arrestohen babë e bir në Dajç

0
Shkodër – Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në zonën e Dajçit, ku janë arrestuar dy shtetas, babë e...

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...