1.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

U arrestua se vodhi një tapet! Ndërron jetë në spital Jani Rustemi

Jani Rustemi, i riu i cili ishte arrestuar prej 13 prillit pasi akuzohej për vjedhje dhe përfundoi në koma, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, ku ndodhej i shtruar prej 17 prillit, pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni. Sipas njoftimit zyrtar, Rusemi ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT dhe në orën 16:20 ka ndërruar jetë. I riu ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë.

28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore fillimisht më 14 prill, ndërsa ndodhej ende në qelitë e paraburgimit 302 tek Mine Peza. Duke qenë se ai ishte konsumues i lëndëve narkotike, i është dhënë metadon. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg.

Më 16 prill, 28-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore u transportua në spitalin “Nënë Tereza”. Dy ditë më vonë, më datë 19, ai u shtrua zyrtarisht pasi siç deklaruan autoritetet ishte një person që konsumonte lëndë narkotike dhe po trajtohej me metadon në burg.

Pritet të hetohet nëse të riut i është dhënë mbidozë metadoni, që mund ta ketë çuar dhe në koma.

Për mënyrën e trajtimit të Rustemit ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH). Në reagimin zyrtar, KShH shkrunte se institucionet kanë kryer një sërë shkeljesh, se janë përdorur standarde të dyfishta duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë. Kjo gjë, sipas KShH-së i ka dëmtuar gjendjen shëndetësore të riut. KShH përmend dhe faktin që Rustemi është pjesë e komunitetit rom, gjë që ka bërë që autoritetet të mos e kishin prioritet situatën e tij.

Njoftimi për vdekjen e tij:

Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga Mjeku. Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. 28-vjeçari ishte i shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”. Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB për veprime të metejshme hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KEK dhe Komuna e Obiliqit thellojnë bashkëpunimin për projekte strategjike dhe ambientale

0
Obiliq – Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani, vizitoi sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për t’i uruar...

Ekspertët paralajmërojnë: Takat e larta mund të ndryshojnë formën e këmbës dhe të shkaktojnë...

0
Londër – Takave të larta mund t’u japin një pamje elegante, por specialistët e ortopedisë paralajmërojnë se mbajtja e tyre e gjatë dhe e...

KQZ përzgjedh rastësisht 5% të qendrave të votimit për verifikimin paszgjedhor

0
Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) hodhi sot shortin për përcaktimin e qendrave të votimit që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor për zgjedhjet...

23-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali për trafik droge

0
Perugia, Itali – Një i ri shqiptar, 23 vjeç, është arrestuar nga Karabinierët e Perugia-s nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim...

Kreshnik Cjapi shpallet “Arbitri i Vitit 2025” në mbrëmjen gala “Topi i Artë”

0
Në edicionin e këtij viti të mbrëmjes gala “Topi i Artë”, Kreshnik Cjapi u nderua me çmimin prestigjioz “Arbitri i Vitit 2025”, duke u...