11.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkurë, 24 Maj 2023

Dashi
Bazohuni vetëm tek gjërat praktike. Është e kotë të thurni plane për ide me partnerin/en, të cilat vështirë se mund të realizohen. Beqarët/beqaret do jenë të vendosur/a për të krijuar një lidhje dhe madje do bëjnë edhe sakrifica për ta realizuar këtë. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm.

Demi
Duhet të tregoheni shumë të qartë dhe precizë në momentin kur do t`i kërkoni një nder njeriut tuaj të zemrës. Ai/ajo duhet te kuptoje drejt se perse behet fjale. Beqarët/beqaret duhet të dëgjojnë më shumë zemrën e tyre për të ecur përpara. Në planin financiar parashikohen probleme, kujdes në hapat që hidhni.

Binjakët
Nuk jeni në humor që ti ndiqni zhvillimet e fundit sipas planeve që kishit caktuar për marrëdhënien tuaj në çift. Kurioziteti do të bëjë të jeni në dijeni të çdo të reje që ndodh rreth jush. Beqarët/beqaret do preferojnë ta kalojnë kohën me miqtë dhe nuk do duan të ndryshojnë statusin. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja
Dëshironi të shprehni atë që provoni, por ka diçka që ju pengon ju të dashuruarve. Do ta gjeni vetveten vetëm afër mbrëmjes, kur të jeni në shoqëri të partnerit/es. Beqarët/beqaret do lodhen pak së kërkuari, por në fund do e gjejnë personin që kanë ëndërruar. Me financat ju duhet plan i mirë menaxhimi.

Luani
Nëse jeni në gjendje të bëni lëvizjen e duhur, do të lini përshtypje të mira tek partneri/ja. Besojini aftësive tuaja dhe gjerat do të rrjedhin vetë. Beqarët/beqaret nuk duhet të ndrydhen duke menduar për të ardhmen, por t’i marrin gjërat si t’ju vijnë. Sektori i financave nuk do të jetë shumë i mirë.

Virgjëresha
Duhet t`i shkoni deri në fund një çështjeje personale jo shumë të qarë të diskutuar kohët e fundit me partnerin/en. Vetëm kështu do të arrini të zbuloni të vërtetën. Beqarët/beqaret do kenë kërkesa të pamundura për të krijuar lidhje, prandaj do mbeten ende vetëm. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Peshorja
Kërkoni ndihmën e njeriut tuaj të zemrës për të dalë nga një situatë e sikletshme që do t’ju mbetet në mendje gjatë. Mbase më vone kur ta kujtoni do te qeshni me veten. Beqarët/beqaret do tregohen mjaft të arsyeshëm dhe nuk do hedhin hapa të pa menduara mirë. Me shpenzimet tregohuni sa më vigjilentë në menaxhim.

Akrepi
Një takim i rastësishëm do t`ju japë energjitë për të cilat kishit nevojë. Jeni të gatshëm për të ndërmarrë një udhëtim me partnerin/en që mezi e keni pritur. Beqarët/beqaret të mërzitur nga vetmia e tyre do bëjnë gjëra të menduara mirë vetëm për të mos ndenjur vetëm. Për financat do të jetë një ditë me fat.

Shigjetari
Mos insistoni që të shpejtoni kohën nëse nuk doni që ju dhe partneri/ja juaj të shikoni të zhduket pa asnjë gjurmë një projekt udhëtimi i planifikuar prej kohësh. Beqarët/beqaret do kenë një ditë intensive dhe të mbushur me takime interesante. Në planin financiar parashikohen vështirësi të njëpasnjëshme.

Bricjapi
Luftoni për gjërat e reja dhe mundohuni të mos humbni pikë në ato që keni fituar deri tani në marrëdhënien tuaj në çift. Do të hasni me një pengese që nuk e kishit llogaritur. Beqarët/beqaret do vazhdojnë të mbeten vetëm, pasi nuk do e bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Financat do përmirësohen.

Ujori
Atmosfera në çift do të jetë shumë e tensionuar. Përpiquni të mos jeni ju shkaku i disa mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve sepse do të shkaktoni shumë debate. Beqarët/beqaret pa e kuptuar as vetë do shohin se gjërat në jetën e tyre do të ndryshojnë papritur. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm dhe gjendja do jetë e mirë.

Peshqit
Do të arrini t`i sqaroni gjerat me partnerin/en vetëm nëpërmjet një bisede të hapur dhe të sinqertë. Mos rrezikoni duke treguar dhe detaje që nuk janë të nevojshme. Beqarët/beqaret duhet të pranojnë ftesat që do ju bëhen, vetëm kështu mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Financat do jenë të mira dhe nuk parashikohen probleme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...