26.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Bardhi i kthehet Ramës në Kuvend: Po të marrim me kë shoqërohesh ti, i bie të jesh llumi i shoqërisë

Fjala e Gazmend Bardhit në Kuvend :

Nuk na shpjegove pak rezultatin e aleatit tënd non grata Tom Doshi. Se rezultati i 14 majit është i Tom Doshit. Një këmbë të pushtetit e ka garantuar Vangjush Dako në Durrës, i cili është non grata, një këmbë të pushtetit në Shkodër ta ka dhënë Tom Doshi i shpallur non grata. Po të marrim me kë rri ti dhe me kë shoqërohesh ti, i bie të jesh llumi i shoqërisë. Sa për çështjen e rendit të ditës, vota e grupit parlamentar të PD-së është pro. Por ky proces është i vonuar. Vini re statistikat, qytetarët sa vjen e më shumë po largohen. 42 mijë shqiptarë janë larguar pas zgjedhjeve në 2021. Është e vërtet që disa janë kthyer, por nuk e kapin numrin e personave të ikur. Sot do të shpenzoni gati 300 mln euro për të rritur pagat. Ktheni memorien 6 muaj më parë nbë këtë parlament, kur po diskutonim buxhetin, as ministrat dhe as Rama nuk e ngritën zërin për rritjen e pagave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...