8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Vladimir Kurti rrëfehet i përlotur nga qelia për motrën që ju vra mbas shpine nga Dan Hutra

Vladimir Kurti, të cilit Dan Hutra i vrau motrën më 1 mars ka folur nga qelia e burgut. Mes lotësh ai ka treguar se si mësoi që motra e tij, Etleva Kurti mbeti viktimë e asaj ngjarje.

Vladimir Kurti shprehet se Dan Hutra kërkonte t’i vriste të vëllain, por në shtëpi gjeti motrën e tij dhe e qëlloi me armë pas shpine.

“Ka qenë një komshie, nëna ime s’ka qenë fare aty. Ka parë atë komshien dhe ka kujtuar për atë komshien mos është nëna ime. Ai ka dashur të vrasë vëllain, po s’e ka gjetur vëllain aty edhe vrau motrën…”

“Unë e kam marrë vesh me anë të televizorit. Dha fillimisht për ato 2 të tjerat, pastaj aty dha dhe për motrën time. Unë e dija dhe për nënën. E dija dhe për nënën dhe kam dalë në telefon dhe kam folur me njerëz të mi çfarë po ndodh se s’po më hapin telefonin… në momentin që e kam parë. Pastaj më kanë thënë robt e mi që kam folur në telefon më thanë që kështu kështu janë te spitali ushtarak, më thanë nuk dimë gjë, bëhu i fortë më thanë, nuk dimë gjë janë gjallë a kanë vdek edhe kështu kam fillu tu fol atë ditë deri sa e mora vesh që nëna kishte shpëtuar…

Ai ka pasur 1 javë që përgjonte, e kanë parë komshitë, ka shkuar ka pyetur, s’ka lenë vend pa pyetur ku e ka shtëpinë. Ne aty jemi dy familje, të dy jemi me të njëjtin mbiemër. Fillimisht e ka ngatërruar ai, ka shkuar te një shtëpi tjetër. I kanë thënë jo është kjo tjetra i kanë treguar. E pastaj ka pyetur aty rrugës njerëz ku e ka shtëpinë dhe ia kanë treguar. S’kanë ditur gjë se për çfarë e ka kërkuar”, është shprehur i përlotur Kurti nga qelia e burgut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...