33.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Ma kanë prishur godinën për interesa të oligarkëve”, IMT prish lokalin në Dhërmi

Fadromat e Bashkisë Himarë kanë zbritur sot në Dhërmi ndërsa kanë nisur shembjen e një objekti lokal.

Sipas pronarëve kjo ndërhyrje ka nisur sot ndërkohë që në objekt nuk gjendet asnjë prej familjarëve. Këta të fundit sot nuk janë gjendur në Dhërmi, ndërsa janë njoftuar nga gjotonët për ndërhyrjen.

Shembja është e paligjshme thotë pronarja Valbona Sakaj. Objekti është në proces legalizimi dhe nuk kanë asnjë njoftim për shembjen.

Kur kam shkuar në Himarë, topografi më ka treguar se ndërtimi është bërë brenda pronës sime, edhe pse mua më kishin mashtruar dhe më kishin marrë 20 milionë lekë për truallin. Mora në telefon kryetarin e bashkisë dhe nuk më hapi telefonin, nuk është IKMT por IMT ajo që po ndërhyn.

Avokatit tim i bëjnë presion, që të mos më mbrojë, pasi pretendojnë që të marrin truallin. Më kanë nxjerrë jashtë fëmijët, ndërkohë që unë kam një djalë të sëmurë. Para disa ditësh mora një kredi te fondi BESA dhe lekët i kisha atje në tavolinë.

Ma kanë prishur godinën për interesa të oligarkëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...