9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Admirali i NATO-s mbërrin në Kosovë, takon komandatin e KFOR-it për të mbajtur paanshmëri në situatën në veri

Admirali i NATO-s, Stuart B. Munsch i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli ka shkuar ditën e sotme për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai ka takuar komandantin e KFOR-it për të diskutuar rreth planeve dhe operacioneve të ardhshme për të ruajtur me paanshmëri ndaj të gjitha palëve për një mjedis të sigurt në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

Në këtë takim është diskutuar edhe ardhja shtesës e 700 trupave në Kosovë nga batalioni rezervë për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, ndërkohë është folur edhe dislokimin e një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se do të jetë e nevojshme.

Munsch ka vlerësuar veprimet e KFOR-it në parandalimin e lëndimeve dhe humbjes së jetëve në Kosovë gjatë incidenteve të 29 majit. Ai ka taktuar edhe ushtarët e KFOR-it, italian e hungarez që u plagosën gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre nga protestuesit serbë më 29 maj në Zveçan.

“Ai vlerësoi profesionalizmin, guximin dhe përmbajtjen e tyre në trajtimin e dhunës. Ai falënderoi gjithashtu kombet e Hungarisë dhe Italisë për ofrimin e ushtarëve të tillë të trajnuar mirë”, thuhet në njoftim.

Munsch ka takuar edhe ambasadorët e QUINT-it për t’u konsulutuar me ta për mbështetjen e tyre për një rikthim në negociata dhe për t’i dhënë fund dhunës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...