13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Ndryshimi në ligjin pronave,Ulsi Manja shpjegon si do të funksionoj

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një Vendim të Këshillit të Ministrave me ndryshimet për ligjin e pronave për të kompensuar ish-pronarët.

Sipas tij, janë 9 mijë kërkesa të pashqyrtuara që do të marrin përgjigje deri në Dhjetor 2024 nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Sipas tij me ndryshimet e reja ligjore, ata që i kanë në gjykatë të shkallës së parë administrative kanë të drejtën ta tërheqin nga gjykata dhe ta sjellin në agjenci.

“Ligji i parë është vitit i 2015 por në Dhjetor 2022 kuvendi bëri disa shtesa dhe ndryshime duke reflektuar ato që tha Gjykata Eurpiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata jonë Kushtetuese. Ligji i ri i Dhjetorit 2022 shtyn afatin e kërkesave për njohje pronësie deri në Dhjetor 2024. Në Shkurt 2019 ishte afati edhe për trajtimin e kërksave për njohje edhe për vlerësimin financiar të vendimeve që ishin dhënë në kohë të ndryshme. Ngelën pa shqyrtuar rreth 9000 kërkesa. Me ndryshimet e reja ligjore, ata që i kanë në gjykatë të shkallës së parë administrative kanë të drejtën ta tërheqin nga gjykata dhe ta sjellin në agjenci. Ligji ka përcaktuar një afat, 31 Dhjetor 2024. Agjencia ka detyrimi ligjor të trajtojë 9 mijë dosje. Agjencia do trajtojë vetëm ato kërkesa që kanë qenë të patrajtuara ditën kur skadoi ligji, por jo kërkesa për njohje pronësie dhe ato që ka një vendim”, tha Manja.

Sipas ministrit Manja, fatura financiare për pronat kap vlerën e 1 miliard Eurove. Sakaq, ai sqaroi gjithashtu se ndryshimet e reja ligjore dhe me 2 VKM, agjencia është gati për të filluar me kompensimet dhe ka në dispozicion 60 milionë Euro.

“Në 2015 kur hyri në fuqi ligji ne trashëguam mbi 26 mijë vendime që ishin dhënë ndër vite por nuk kishte faturë financire. Tani për këto 26 mijë e 300 vendime nxorrëm një faturë financiare është 101 miliard Lekë të reja, rreth 1 miliard Euro. Nga këto 20 mijë vendime agjencia ka arritur të ekzekutojë vetëm 794 vendime. Me ndryshimet e reja ligjore dhe me 2 VKM agjencia është gati për të filluar me kompensimet dhe ka në dispozicion 60 milionë Euro. Është fond i çdo vitshëm”, theksoi më tej ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT