8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Operacioni ‘Vëzhgimi’ arrestohen 4 persona në Kuçovë e Berat për shitje të lëndëve narkotike

Një grup kriminal i cili merrej me shitjen e lëndëve narkotike në Kuçovë dhe Berat është goditur nga policia ditën e sotme. Në kuadër të operacionit ‘Vëzhgimi’ janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe një 18-vjeçar.

Në pranga kanë përfunduar: Jurgen Kollçaku, 23 vjeç, Gjergji Braha 26 vjeç, Kleo Doko, 18 vjeç dhe Sherif Isaj 19 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e autorëve, u gjetën sasi lënde narkotike kanabisi, 2 thika dhe 1 përforcues grushti dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”, pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Kapen dhe vihen në pranga 4 pjesëtarë të këtij grupi kriminal.

Gjenden dhe sekuestrohen sasi lënde narkotike cannabis sativa, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që vepronin në kuadrin e grupit kriminal, për të shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qarkut, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat dhe ata të Komisariatit të Policisë Kuçovë, kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit J. K., 23 vjeç, Gj. B., 26 vjeç dhe K. D. 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe shtetasi Sh. I., 19 vjeç, banues në Berat.

Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...