28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Student ekselent në SHBA, ky është i riu që mbyti nënën e tij me plastmas

Albi Muhollari, i cili akuzohet se mbyti nënën e tij me plastmas, ngjarje e ndodhur të shtunën mbrëma në Përmet.

Muhollari ka dyshime se kreu krimin, duke mbytur nënën e tij Zeniat Muhollari me plastmas. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.

Policia ka nisur hetime intensive pas marrjes së dëshmisë së parë nga autori. I ati, motra, mjeku dhe kushdo që ka qenë në dijeni të gjendjes së të riut do të jetë pjesë e dëshmisë, ndërkohë që përveç problemeve me depresionin që thuhet se kishte i riu, hetimi është fokusuar te konflikti që mund të kenë pasur nënë e bir.

Sipas të dhënave ka dyshime që sherri të ketë nisur për një akt dhurimi pronësie, në të cilin është përfshirë vetëm vajza e çiftit, por ende nuk ka të dhëna konkrete.
Policia bashkë me prokurorin e çështjes do të kryejnë verifikimet e të gjitha akteve, nëse ka pasur të tillë që lidhen me trashëgiminë e pronës, që sipas të dhënave është një shtëpi në Përmet.

Po ashtu janë sekuestruar telefonat dhe priten edhe të zbardhen tabulatet për të parë nëse kanë ekzistuar biseda mes personave të familjes, ndonëse tashmë asgjë nuk e shpëton të riun nga vuajtja e dënimit për krimin e rëndë të kryer në familjen e tij, ndaj nënës së tij

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...