34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SPAK zbardh skemën e korrupsionit! Katër persona në pranga për 330 mijë lekë ryshfet

Përveç dy grave-zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, SPAK njoftoi se ka arrestuar edhe dy personat që i kanë korruptuar dy zyrtaret, ndonëse duke iu referuar të dhënave të kompanisë-biznes që ka qenë nën verifikim, nuk është hera e parë që kjo ministri i jep tendera kësaj kompanie. Madje, shifrat për 4 vitet e fundit janë marramendëse, kur bëhet fjalë që paratë kanë dalë nga buxheti i shtetit.

Arrestimi i Joana Duros dhe i Loreta Shetës, u pasua nga prangosja e administratorit 75-vjeçar nga Lushnja, si dhe një inxhinieri të punësuar në këtë kompani. Në fakt, ajo që ishte edhe e befasishme në këtë operacion të Prokurorisë së Posaçme që nisi mesditën e së premtes dhe zgjati tri ditë, është reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit të vendit, i cili e përshëndeti arrestimin e dy zyrtareve të dikasterit të Shëndetësisë, edhe pse sekretarja Duro u gjobit për shkak të pjesëmarrjes në fushatë nga ana e KQZ-së, fushatë që ajo e kishte në ndihmë të kandidatit të majtë.

Pas arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, dhe nëpunëses Laureta Sheto, SPAK arrestoi administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons”, të cilët kishin paguar 330 mijë lekë ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1”, Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Sipas SPAK, janë grumbulluar prova që krijojnë inxhinier i firmës “Dricons sh.p.k”, Silvi Shehu pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 lekë nga banesa administratorit Vladimir Topi, ia ka dërguar më pas punonjëses së Ministrisë së Shëndetësisë, Loreta Sheto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, kjo e fundit u kap në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar nëpërmjet korrupsionit.

SPAK bën me dije se me metoda speciale hetime, të cilat përfshijnë edhe përgjimet e personave të dyshuar, u siguruan prova përmes të cilave evidentuan se një kompani do të jepte ryshfet 330 mijë lekë me qëllim që të ishte fituesja në procedurën e prokurimit të tenderit nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale në cilësinë e Autoritetit Kontraktor dhe titullar ishte Joana Duro.

Ofertat e tenderit, fondi limit i të cilit ishte 805 mijë lekë, dorëzoheshin deri në 22 maj. Sipas SPAK, ryshfeti i është dhënë Joana Duros nga Laura Shteto, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. “Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetasja J. D., me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik.

Këto vlera monetare u dhanë nga shtetasja L. Sh., me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara”, shkruhet në njoftimin e SPAK të shpërndarë dje, një ditë pas arrestimit në flagrancë të dy zyrtareve. SPAK thotë se shuma 330 mijë lekë, që përbën përfitimin e parregullt nga Loreta Shteto është gjetur në zyrën e Sekretares së Përgjithshme. Gjithashtu, në zyrën e sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të shumës prej 330 000 lekëve (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetasja L. Sh.), vijon njoftimi i SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...