21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Vlersojmë gatishmërinë e Vuçiç”,Lajçak dhe Escobar zbardhin detajet e takimit në Beograd

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasë në Beograd bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar me presidentin serb rreth situatës aktuale në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një psotimi në Twitter, Lajçak tha se patën “një diskutim të gjatë”, derisa theksoi se vlerësojnë gatishmërinë e Aleksandar Vuçiqit për zgjidhje politike.

“Në Beograd, emisari amerikan Escobar dhe unë patëm një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është e pranueshme asnjëherë dhe duhet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në këtë”, shkruan i dërguari i BE.

Lajçak dhe Escobar ishin edhe në Prishtinë ku janë takuar me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, liderët opozitarë, si dhe përfaqësuesit e Listës Srpska.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...