11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shoferi i firmës në Elbasan u dëmtua gjatë orarit të punës, nis procedimi penal për administratoren e kompanisë

Pesë persona janë proceduar penalisht mes tyre dy mjekë të spitalit të Elbasanit të cilët akuzohen se nuk kanë kryer siç duhet shërbimin ndaj një pacienti që ishte paraqitur në ambientet e spitalit.

Sipas policisë mësohet se një 41 vjeçare ka kallëzuar në polici se bashkëshorti i saj shofer në një firmë private është dëmtuar gjatë orarit të punës.

Ndër të tjera në kallëzimin e saj ajo pretendon se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim i lënduari, ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. J., 41 vjeç, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”;
-I. I., 49 vjeç dhe E. H., 29 vjeçe, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe për shtetasin B. P., 49 vjeç, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
– B. Xh., 55 vjeç, me detyrë administrator i një firme private, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 41 vjeçe, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga shtetasi B. Xh., është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi A. K., ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...