27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Pyetet për draft propozimin e Ramës, Kurti anashkalon pyetjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet.

Kurti pas manifestimit me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është pyetur disa herë nga mediat për propozimin e Ramës, por që ai ka vazhduar të flasë për tema tjera.

“Lidhja është gjallë siç po e shihni dhe e fort, e me mua është edhe një Mikelo nga Frashineto në Kalabri. Fshati Frashineto është me shqiptarë arbresh, njëri prej tyre është Mikeli, të cilin iu ftoj ta pyetni për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja është gjallë, urime 10 qershori”, tha ai, raporton kp.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministri Edi Rama, i cili i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Siç u shpreh ai, pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin Albin Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...