27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën ish-sekretarit e përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj

Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën dhe merr zyrtarisht të pandehur ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Akuza për mashtrim me pasoja të rënda i është thënë Ilir Thanës ndërsa përmbaruesit Alban Rulit i është komunikuar akuzat e shpërdorimit të detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Pritet ti komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha.

Kujtojmë se Arlind Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro kompensim një qytetari me emrin Ilir Thana, të cilin e trajtuan si ish-pronar, pa qenë i tillë.

Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut.

Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...

“Të forcohet kontrolli ndaj bankave me ekspozime të larta”, Kuvendi i kërkon Bankës së...

0
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj huamarrësve të...