27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami”, Arbër Hajdari rrëfen për afrimitetin me nënën e tij

Ai është pa diskutim një nga figurat më të dashura të ekrani këto vitet e fundit, i cili me gjykimet dhe batutat e tij ka bërë për vete shumë njerëz. Por, eksperienca si opinionist në një reality shoë është vetëm një pjesë e puzzle-it të themeluesit të “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdari.

Arbër Hajdari ka folur gjatë për jetën e tij private, që nga fëmijëria deri më tani. Ai shpreh se nënën e ka pikë të dobët dhe është e vetmja grua në jetën e tij që i ka dhënë të drejtën ta ndjekë me GPS gjatë gjithë kohës.

Arbëri tha se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.

“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.

Këto janë dy momentet e jetës sime, një moment kur isha fëmijë që nuk e patëm mamin afër dhe një moment, tani që u rrita dhe jam prapë i obliguar për shkak të angazhimeve për të qenë larg saj dhe gjithmonë vras mendjen, ajo është e sëmurë, i ri mendja tek ne dhe nuk po gjej atë pjesë të kohës që duhet t’ja dedikoj asaj dhe që kam shumë boshllëqe që janë krijuar nga fëmijëria”, u shpreh Arbër Hajdari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...