21.5 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

BE i akordon Shqipërisë 90 mln euro në kuadër të programit të ndihmës për pasojat e pandemisë

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka akorduar sot 90 milion € për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-1. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Shuma do të shërbejë për zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia në Shqipëri, veçanërisht gjatë vitit 2020.

Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e këtij programi prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion euro. Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë.”, -thuhet në deklaratën e KE-së

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel , 13 Shtator 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë më shumë afërsi me partnerin. Beqarët mund të kenë...

Parashikimi I motit , e Diel , 13 Shtator 2026

0
E diela, 13 shtator, do të sjellë një përkeqësim të kushteve atmosferike në Shqipëri. Sipas parashikimit të publikuar sot, moti do të jetë i...

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...