0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Sulmet ndaj gazetarëve në Veri, reagon presidentja Osmani: Dhuna duhet të dënohet nga të gjithë

Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të gazetarëve në Veri ku në ‘Twitter’ shkruan se ata që i kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.

Osmani thekson se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë dhe se sundimi i ligjit do të mbizotërojë.

“Gazetarët në veri të vendit të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT