18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

“Sot duhej luftë ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë”, Tabaku reagon për legalizimin e kanabis

Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë, teka më tej shkruan se ‘kur Evropa është në përpjekje për të integruar rajonin, mazhoranca i del për zot një nisme që sfidon projektin evropian që shqiptarët e duan’.

Postimi i plotë:

Miratimi i ligjit për Legalizimin e Kanabisit Mjekësor kur sot Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020, ka probleme me kontrollin e kufinjve është vend tranzit dhe burim i trafikimit te kanabis është nje vijë e kuqe e shkelur qartësisht. Një hap pas në angazhimet në procesin e integrimit.

Askush nuk është kënaqur kur Shqipëria bënte lajm për avionët e drogës, as për trafikun ndërkombëtar të kanabis, as për pastrimin e parave nga droga! Askush, aq më tepër kur kjo kthehet temë debati në çdo parlamentt e kur reflektohet më çdo raport!

Prandaj sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë.

Aq më tepër kur ligji miratuar vjen i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, në në një moment kur e gjithë energjia, puna dhe fokusi duhet të jetë e përqëndruar në reforma pozitive që çojnë përpara mdryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anetaresimin dhe jo në shkelje të tyre!

Kur shqiptarët presin të përshtaten reforma që çojnë përpara vendin, qeveria merr masat për të dërguar Shqipërinë edhe një herë në listën e zezë. Kur Europa është në përpjekje për të integruar rajonin, mazhoranca i del për zot një nisme që sfidon projektin europian që shqiptarët e duan.

Boll energji është harxhuar për të shkatërruar, sot çdo energji duhet harxhuar për të ndertuar projektin europiian këtu. Jo me fjalë por me akte konkrete!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...