34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët! Ja çfarë duhet të përmbushë kryedemokrati i ri

PD publikon kriteret për kryedemokratin e ri.Reputacion të lartë te partnerët ndërkombëtarë dhe anëtar partie në 3 vitet e fundit me angazhim të lartë në fushata elektorale janë disa prej kushteve kryesore që do të duhet të ketë kryetari i ri i Partisë Demokratike.

PD ka përcaktuar 12 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për zgjedhjet e 29 korrikut, të lidhura me angazhimin politik në parti, integritetin moral dhe aftësitë organizative.
Një kriter interesant është edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj.

Një tjetër kriter është se duhet të mos kenë dëmtuar interesat elektorale në 3 vitet e fundit. Po ashtu duhet të ketë figurë të pastër gjyqësore dhe ideologjike si dhe të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Kryesia e PD vendosi të mbajë me 29 korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, ndërsa përballë Lulzim Bashës pritet të mos dalë kandidat asnjë prej figurave qëndrore në PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...