22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Mosopjesëmarrja në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së do të ketë pasoja për Vuçiç dhe Kurtin

Brukseli paralajmëron kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin Aleksandër Vuçiç se mosopjesëmarrja në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell në Bruksel do të ketë pasoja.

“Nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiçit dhe Kurtit nuk është përgjegjës”, tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për gazetarët mesditën e sotme
Ndërkohë ende nuk është caktuar data e takimit pasi të dyja palët ende refuzojnë dhe Stano ishte i qartë kur përcolli mesazhin se ata duhet të vijnë në takim pa vendosur kushte paraprake.

Data nuk është caktuar ende sepse palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Borrell pret një sjellje më të përgjegjshme nga dy liderët. BE pret që ata të vijnë pa kushtëzime”

Deklarata e Stanos erdhi vetëm pak orë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në një prononcim për median se paraprakisht duhej të informohej si është gjendja e tre policëve të rrëmbyer nga forcat e policisë serbe.
Po ashtu Kurti tha se për shtensionimin e situatës në veri, ka propozuar që gradualisht të zvogëlohet prania e njësisë speciale rreth objekteve komunale.
Nga ana tjetër, shpërthime me bombë janë raportuar mbrëmjen e djeshme në Zveçan, policia e Kosovës raporton se disa persona të paidentifikuar kanë hedhur një tymuese i modelit 2013.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...