17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Vazhdon kërkimi pë nëndetësen ‘Titan’,sipas vlerësimit oksigjeni i 5 të zhdukurve përfundon në mesditë

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën, ndërkohë që tashmë personave që ndodheshin në bordin e anijes iu ka mbetur edhe disa orë oksigjen. Shpresa për të gjetur dhe nxjerrë në sipërfaqe pasagjerët e nëndetëses, e cila është zhdukur që nga e diela në Atlantik, janë tashmë të pakta.

‘Është një operacion kërkim-shpëtimi dhe ne duhet të vazhdojmë të shpresojmë’! Kështu u përgjigj për gazetarët kapiteni i rojeve bregdetare Jamie Frederick në Boston, të cilët e pyetën nëse ishte ende optimist për gjetjen gjallë të 5 personave të cilët ndodhen në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan.

Oksigjeni brenda nëndetëses, sipas një vlerësimi mund të përfundojë sot në mesditë rreth orës 12. Askush nuk mund të thotë nëse ata ishin ende gjallë e as nuk dihej nëse sistemi i ngrohjes në bord ka funksionuar. Por, për të nxitur shpresën, thuhet se janë dëgjuar tinguj të kapur nga hidrolokatori i një aeroplani kanadez si dje ashtu edhe një ditë më parë!

“Ekziston një mundësi që këta tinguj të jenë njerëzorë,” i thotë Corriere ish-kapiteni i marinës amerikane, David Marquet, i cili komandonte nëndetësen bërthamore USS Santa Fe.

Por oqeani është një vend i zhurmshëm: ‘Ka shumë tinguj, të balenave, anijeve që kalojnë, të po atyre anijeve që tani përdoren për kërkime.” shpjegon kapiteni.

Një tjetër problem është se zona e kërkimit e cila ishte zgjeruar dje, dyfishi i një dite më parë. Në një moment, një nga avionët në një patrullë 24-orëshe dalloi një objekt drejtkëndor në sipërfaqe. Megjithatë, roja bregdetare më pas përjashtoi mundësinë se ishte një pjesë e nëndetëses.

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.

Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu është në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...