9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha për lirimin e 3 policëve: Falenderoj qeverinë amerikane, BE, NATO dhe Orban

Në një dalje për mediat, ish kryeministri Sali Berisha komentoi lirimin e 3 policëve të Kosovës nga gjykata e Kralevës.

Ai shprehu mirënjohje ndaj qeverisë amerikane, Bashkimit Evropian, NATO-s si dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban që sipas tij bënë të mundur lirimin e 3 efektivëve, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.

“3 anëtarët e policisë së Kosovës me një vendim politik të urdhëruar, gjykata i liroi ata. Me këtë rast dua të falenderoj shumë qeverinë e SHBA-ve, BE, NATO-n dhe kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban të cilët kërkuan lirimin pa kusht dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës.

Sigurisht që lirimi i tyre ishte një vendim i duhur, por zbardhja e të vërtetës mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti të pashembullt është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla të mos përsëriten më. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit, rendit e sigurisë në gjithë territorin, të bëjnë çdo përpjekje për çtensionimin e situatës, për rikthimin te dialogu dhe marrëveshja e Ohrit. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë që marrëveshja e mirë është interesi më i madh i Kosovës dhe kombit shqiptar, marrëveshja nuk i intereson Serbisë.

Unë jam sot këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale në punët e brendshme të Kosovës të Edi Ramës , sulmet e tij të përditshme ndaj qeverisë së Kosovës, përpjekjet e tij donkishoteske për të marrë një rol, rikujtoj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Rama ka një përgjegjësi të madhe në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë” –deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...