7.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkurë, 28 Qershor 2023

Dashi

Një gjendje e mirë psikofizike ju shoqëron sot dhe ju nxit për të ushqyer gëzimin e të jetuarit. Nuk do t’ju pengojë sot të vini në dispozicion energjinë tuaj magjepsëse për të rregulluar ose zgjidhur disa probleme shtëpiake. Një lidhje që lindi papritur ka gjasë të kthehet në diçka më serioze.

Demi

Shijoni ditën e sotme. Merrni kontrollin e situatës dhe shfrytëzoni gjithçka që vjen në rrugën tuaj. Kaloni kohë me partnerin, pasi ka nevojë për ju. Në darkë organizoni diçka me miqtë. Mos harroni t’i kushtoni rëndësi veshjes!

Binjakët

Vendosja planetare e ditës kërkon durim dhe këmbëngulje dhe për shkak të gjendjes shpirtërore të këndshme që do të keni, nuk do të jetë aspak e vështirë t’i zbatoni ato.

Gaforrja

Keni nevojë që të dilni nga rutina e përditshme. Do të keni dëshirën e mirë apo ambicien për të dalë mbi të gjithë. Kujdes mos e teproni me shpenzimet.

Luani

Pavarësisht se çfarë ju thonë disa njerëz të caktuar, asgjë nuk duhet ndryshuar. Bota juaj është aq e mrekullueshme sa është. Planetet ju paralajmërojnë se kjo nuk është koha më e mirë për të eksperimentuar me metodat dhe rutinat që ju kanë funksionuar mirë në të shkuarën.

Virgjëresha

Sot do ju shfaqen njerëz nga e kaluara dhe ngjarje të papritura mund të ndryshojnë rrjedhën e ditës. Mos u shqetësoni për këtë. Merrini situatat me qetësi.

Peshorja

Nëse keni në plan të relaksoheni, do mbeteni të zhgënjyer, pasi do jeni të detyruar të çoni deri në fund disa angazhime që do ju hanë kohë gjithë paraditen. Vetëm gjatë pasdites do të shijoni disa momente relaksi. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë shqetësim.

Akrepi

Teatri i ngjarjeve planetare ka sot protagonistë yje të dashur për ju. Neptuni është në atë pikë të Zodiakut ku shfaqet plotësisht i qetë, te Peshqit e nga ky pozicion ju jep një ndjenjë harmonie dhe vullneti për ndryshime revolucionare në familje. Megjithatë, me “familje” nënkuptoni gjithashtu këtu edhe rrethin e ngushtë të miqve.

Shigjetari

Kryefjala për të lindurit e kësaj shenje është qetësia. Tregohuni të kujdesshëm ndaj nervozizmit, sidomos pasi mund të ketë kundërshti në dashuri.

Bricjapi

Sot do të shihni shumë gjëra në një mënyrë tjetër. Do të rishikoni shumë gjëra që keni bërë deri më tani. Mos u vononi me gjëra që nuk kanë rëndësi, sepse kjo është në dëmin tuaj.

Ujori

Do të jeni nën ndikimin e një Marsi shumë agresiv, prandaj sot mund të tundoheni për t’u hedhur në aventura të reja. Kujdes, sepse mund të fusni në krizë raportet me partnerin.

Peshqit

Dielli në shenjën e Akrepit është në anën tuaj sot, por këshilloheni të mos e merrni gjithçka për të kryer. Mbi të gjitha, jini i vërtetë me miqtë tuaj pasi janë ata që do të jenë gjithmonë aty për ju, pavarësisht gjithçkaje

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...