1.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Goditen 4 grupe kriminale të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, 7 në kërkim

Katër grupe kriminale, njeri prej të cilëve është shkatërruar krejtësisht, janë goditur në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Në pranga kanë rënë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Në kërkim janë shpallur 7 të tjerë.

‘Janë goditur një sërë shpërndarësish dhe drejtues të grupeve kriminale, po ashtu edhe furnizues. Midis të arrestuarve, ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë. ’– u shpreh drejtori i policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, në një konfernecë për shtyp, krah prokurorit Kreshnik Ajazi, mbajtur paraditen e sotme.

Grupet kriminale, sipas drejtorit të policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendet ku sigurohej lënda narkotike ishin Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

Të arrestuarit nga megaoperacioni
Sipas policisë të arrestuarit ishin të ndarë në disa grupe kriminale! 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti. 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

Çfarë ka sekuestruar policia
Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

45 të ndaluar nga policia

Joni Hasnjoku, Durim Novaku, Hysni Sadushi, Arsen Vishkulli, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Rigert Kokoneshi, Ferdinand Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puto, Storado Sadushi, Emre Puro, Rezarta Isufaj, Shpetim Myrta, Edor Hasanllari, Andrea Gugu, Armando Buzani,Erind Hoxha, Ilirjan Kume, Sali Isufaj, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Xhuljano Gjyla, Enea Hysenbelli, Leonard Tola, Aldo Gjeli, Esmirand Lici, Xhulio Lluca, Armand Lluca, Oltjon Çela, Sara Çepi, Xhevit Bogdani, Taulant Novaku, Amarildo Sallaj, Romarjo Bora, Rudolf Korumi, Mariglen Hida Fatmir Durbaku!

Persona në kërkim
Enea Toĺlumi, Hysen haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.

Të arrestuar në flagrancë
Gjatë kontrolleve policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Nisur nga provat materiale të sekuestruara, janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale, konkretisht Redi Nerpjetri, Eljus Trashi, Mikel Petriti, Gentjan Gjoka, Fatjon Blloshmi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT